Aktualitet

I moshuari doli nga banesa për të mos u kthyer më kurrë! Sot u gjet i mbytur në breg të detit të Durrësit, zbardhen deta

26 Qershor 2021, 18:14 Nga DOSJA

DURRËS– Gjendet një person i mbytur në breg të detit në lagjen nr.1. Viktima është ende i paidentifikuar, u gjet rreth orës 19:40 në lagjen nr.1. Dyshohet se kufoma i përket 71-vjeçarit Rakip Arapajt, i cili u largua nga banesa mëngjesin e së premtes. Vetëm pak orë më parë, Dosja.al publikoi foton e tij, pas alarmi të vënë nga familjarët për zhdukjen e tij nga banesa. (Shiko këtu)

“Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit,”-thuhet në njoftimin e Policisë.  Siç duket nga pamjet e mëposhtme, ai është mbështjellë dhe është nxjerrë me barrelë për t’u dërguar në morgun e Durrësit, ku edhe do t’i kthyer autopsia e trupit, për të mësuar kështu edhe shkakun e vdekjes.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj e identifikimin e viktimës.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres gjendet trupi i pajete ne durres durres gjendet trupi i pajete ne durres

Sondazh

Poll