Aktualitet

Vdekja e tretë për këtë muaj! MSH: Humb jetën 73-vjeçarja, vetëm 1 pacient po mjekohet tek Infektivi

26 Qershor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Vdekja e tretë për këtë muaj! MSH: Humb jetën

TIRANË– Sot është shënuar vdekja e tretë nga pandemia e koronavirusit për këtë muaj. Një 73-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa nga 3853 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 3 persona. Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohet vetëm një pacient. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë. Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3853

Testime totale 792,878
Raste pozitive 132,509
Raste të shëruara 129,982
Raste Aktive 71
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 18
Lezhë 6
Durrës 5
Elbasan 5
Berat 3
Dibër 2
Kukës 2
Fier 1
Vlorë 1

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2021, 13:22

KORÇË– Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 Korrik. Lajmi është konfirmuar nga pika doganore, ndërsa bëjnë me dije se shkak është b...

Aktualitet 26 Qershor 2021, 12:32

TIRANË– Teksa prej ditësh vendi ynë ndodhet nën pushtimin e të nxehtit afrikan, ditën e sotme është vënë re një ulje e temperaturave.Sipas sinoptikan...