“Do t’i bëj fëmijët copë-copë”/ Shqiptarët kërcënojnë e i kërkojnë çiftit italian 500 mijë euro, Prokuroria m
26 Qershor 2021, 14:56Nga DOSJA
“Kristinë lexoje me kujdes çfarë po të shkruajmë. Kërkojmë prej jush 500 mijë euro dhe do t’ju themi ku t’i sillni. Na vjen keq, për humbjen që keni pas me djalin, por po nuk u përgjigjet për çfarë ju kërkojmë, përgatituni për 3 fëmijët e tjerë se do ti çojmë të takojmë vëllanë e tyre. Mbas tyre e ke radhën ti dhe burri”.
Ky mesazh mbërriti në celularin e italianes Cristina Giovanelit, më 6 dhjetor 2019 nga një numër shqiptar. 53-vjecarja dhe bashkëshorti i saj, Massimo Mazzali, përfaqësues të organizatës Caritas Umbria, me seli të Kosovës, iu drejtuan të frikësuar policisë së Kosovës, edhe pse personat e panjohur prej tyre i kërcënonin për të mos denoncuar, duke iu kujtuar se pasojat do të ishin të rënda.
“Jena shumë afër jush dhe ndjekim çdo lëvizje tuajën si në Itali dhe Kosovë. Çdo hap i juaji kontrollohet nga ne. Ne ju japim kohë ta zgjidhim këtë problem pa vonesa. Po bëtë gabimin me të vogël, që mund të shkojë në mend, e kam fjalën për ndonjë denoncim te autoritetet, do shohësh fëmijët e tu, do t’i gris copë copë”, shkruhej me tej në mesazhin kërcënues.
Bashkëshortet italianë, morën në vijim shumë mesazhe të tjera kërcënuese dhe gjobëvënësit iu kërkonin të vinin në Shqipëri për të dorëzuar paratë e konkretisht në qytetin e Durrësit.
Ata u justifikuan me faktin se nuk mund të kalonin kufirin me një shumë kaq, të madhe parash, e për këtë arsye u vendos që lekët të dorëzoheshin në Kosovë. Sipas udhëzimit që i jepej në telefon Massimo Mazzali, futi gjysmë milioni euro në çantë dhe e la atë pranë një objekti në ndërtim, në fshatin Bibaj në Ferizaj. Ishte ora 16.00 e 12 dhjetorit, 2019.
Pasi 57-vjecari u largua, pranë çantës u afrua një person dhe e mori. Policia që po mbikëqyrte çdo lëvizje i vuri prangat. Ai u identifikua si Gjin Suka, ish-përkthyes i organizatës Caritas Umbria dhe një prej njerëzve më të besuar të çiftit Italian, i cili vitet e fundit ishte zhvendosur në Suedi dhe ishte në vështirësi ekonomike.
Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se ai kishte si bashkëpunëtorë, dy bashkëshortët, Arben dhe Valdete Jonuzi, me të cilët kishte udhëtuar drejt Kosovës, ditën që do të merrte paratë. Tre personat e përfshirë në këtë histori janë marrë të pandehur për akuzën e gjobëvënies dhe dosja e tyre iu dorëzuar gjykatës për shqyrtim.
Marrë nga BalkanWeb
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim në vendin tonë. Sipas SHMU, masat ajrore të nxehta që prej d...
KUKËS- Aeroporti i Kukësit do të fillojë shumë shpejt fluturimet e para, duke pasur si destinacion Zyrihun.Njoftimin e ka bërë të ditur kompania e fluturim...
TIRANË– Turistët i shikon gjithandej nëpër Tiranë, megjithëse kryeqyteti po përjeton temperatura përvëluese.I sheh duke bërë foto tek “Sheshi Skëndebej”, t...
TIRANË– Policia Rrugore për 12 orë ka zhvilluar kontrolle në të gjithë rrugët e vendit, ku ka pezulluar 66 leje drejtimi dhe kanë vendosur 2668 gjoba. Po a...
Ata bëjnë pjesë në rrethin e besimit. Madje janë aq afër, sa mund ta quani vëlla, mik, mikeshë, siç i ndodhi një çifti në Tiranë që bënin be për n...
Aktualitet26 Qershor 2021, 13:22
KORÇË– Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 Korrik. Lajmi është konfirmuar nga pika doganore, ndërsa bëjnë me dije se shkak është b...
Aktualitet26 Qershor 2021, 12:32
TIRANË– Teksa prej ditësh vendi ynë ndodhet nën pushtimin e të nxehtit afrikan, ditën e sotme është vënë re një ulje e temperaturave.Sipas sinoptikan...
TIRANË- Konflikti i nisur disa vite më parë mes komentatorit sportiv të RTSH-së, Kosta Grillo dhe ish-drejtorit të institucionit, Thoma Gëllçi ka de...