Sport

Rrëshqitësja prej gome bëhet problem për Republikën Çeke, shtyhet fluturimi për në Budapest

26 Qershor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Rrëshqitësja prej gome bëhet problem për Republikën

BUDAPEST-Një incident kurioz ndodhi në aeroplanin në të cilin po fluturonte drejt Budapestit përfaqësuesja e Republikës Çeke. Sot skuadra duhet të udhëtonte drejt Hungarisë por ka mbetur e bllokuar në avion për shkak të një problemi teknik të pazakontë.Një defekt në derën e përparme të avionit me të cilin do të udhëtonin, ka bërë që aty të hapej rrëshqitësja prej gome e emergjencës.

Kështu, teknikëve u është dashur që të rivendosin gjithçka në vend dhe të bëjnë përsëri avionin të gatshëm për fluturim, duke lënë lojtarët në pritje.”Kam pasur përvoja të fluturimeve të vonuara, të anuluara për shkak të koronavirusit – ishte postimi i mesfushorit Alex Kral në Twitter,- por është hera e parë që një fluturim më rastis që udhëtimi të mos zhvillohet se gabimisht është fryrë rrëshqitësja prej gome”.

 

Zažil jsem zpoždění letu, přesunutí také, dokonce i zrušení kvůli korona viru. Ale neodletět kvůli omylem nafouknuté skluzavce, to je poprvé ???? #ceskarepre #EURO #SkluzavkyASkákacíHrady pic.twitter.com/ZTaE9eNROX

— Alex Král (@alexkralcz) June 26, 2021

Më pas, zëdhënësi i Shoqatës së Futbollit çek, Petr Sedivy, specifikoi se “fluturimi ynë u shty kryesisht për shkak të problemit me një nga dyert e avionit”.Nesër Republika Çeke do të luajë kundër Holandës ndeshjen e fazës me eliminim direkt të Euro 2020.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport budapest euro 2020 republika ceke budapest euro 2020 republika ceke

Sondazh

Poll

Sport 26 Qershor 2021, 08:14

Varianti Delta i Covidit prek tifozët, ndizet alarmi

DANIMARKE – Rritet numri i tifozëve të cilët, pasi morën pjesë në ndeshjet e Euro 2020, të luajtura në “Parken” të Kopenhagës, më pas rezultuan pozitivë me COVI...