Sport

Haaland ‘tërbohet’ dhe hap portofolin në Mykonos,darkë 500 mijë euro me shampanjë e 30 mijë euro bakshish

26 Qershor 2021, 16:00 Nga DOSJA
Haaland ‘tërbohet’ dhe hap portofolin në

GREQI-Erling Haaland është njeriu i rekordeve, por për momentin vetëm në fushë. Sulmuesi i Borussia Dortmund po kalon një moment brilant në karrierën e tij duke thyer rekord pas rekordi, por objekti i dëshirave të merkatos të Real Madrid ka vendosur që të japë spektakël edhe jashtë fushe.

Gjatë pushimeve të tij në Mykonos, ku sigurisht nuk kaloi pa u vënë re pamja e tij ekstravagante, Sportime.gr kishte treguar për një mbrëmje ultra-luksoze në të cilën Haaland ka shpenzuar 500 mijë euro në pesë orë në restorant me 30 mijë euro bakshish.Darkë e paguar për vete dhe të gjithë miqtë e tij, pastaj një makinë luksoze e marrë me qira dhe një bakshish i madh për lokalin, duke firmosur një çek të madh përpara shokëve të aventurierës.

Haaland, i cili për të ndryshuar ekip dhe për aventurën e ardhshme ka kërkuar një pagesë si e lojtarëve më të mirë, të tipit Cristiano Ronaldo (pavarësisht nga 8 milion euro të marra te Dortmund), ka kaluar pushime luksoze me miqtë e tij të vjetër për hir të Kampionatit Evropian, që organizohet nëpër gjithë kontinentin e vjetër.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund haaland mykonos borussia dortmund haaland mykonos

Sondazh

Poll

Sport 26 Qershor 2021, 08:14

Varianti Delta i Covidit prek tifozët, ndizet alarmi

DANIMARKE – Rritet numri i tifozëve të cilët, pasi morën pjesë në ndeshjet e Euro 2020, të luajtura në “Parken” të Kopenhagës, më pas rezultuan pozitivë me COVI...