Sport

“Euro2020” / Super kompjuteri parashikon Francë-Angli në finale…

26 Qershor 2021, 09:13 Nga DOSJA
“Euro2020” / Super kompjuteri parashikon Francë-Angli në

ANGLI – Një Super-kompjuter i kompanisë së basteve “bettingexpert.com”,  ka parashikuar që Francë-Angli do të jetë ndeshja finale e “Euro2020”, që do të zhvillohet më 11 korrik në “Wembley” të Londrës.

Pajisja teknologjike e fjalës së fundit, ka parashikuar përfundimet e të gjitha ndeshje, duke nisur nga ato për 1/8-at, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Kompjuteri në fjalë ka parashikuar që në finalen e 11 korrikut, skuadra e “Tre Luanëve” do të humbase dhe kampione e Europës do të shpallet Franca.

Ja dhe parashikimet e super-kompjuterit të “bettingexpert.com” për ecurinë e mëtejshme të “Euro2020”:

1/8 e finaleve:

Itali vs Austri (Italia)

Belgjika vs Portugalia (Belgjika)

Francë vs Zvicër (Franca)

Kroacia vs Spanja (Spanja)

Suedi vs Ukrainë (Suedia)

Angli vs Gjermani (Anglia)

Holanda vs Republika Çeke (Holanda)

Uells vs Danimarkë (Danimarka)

Çerekfinalet:

Itali vs Belgjikë (Italia)

Francë vs Spanjë (Franca)

Suedia vs Anglia (Anglia)

Holanda vs Danimarka (Holanda)

Gjysmëfinalet:

Italia vs Franca (Franca)

Anglia vs Holanda (Anglia)

Finalja, më 11 korrik: Francë vs Anglia, super-kompjuteri i “bettingexpert.com” parashikon që fiton Franca, e cila shpallet e kampione e Europës për “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “bettingexpert.com” “wembley” të londrës euro2020 france angli “bettingexpert.com” “wembley” të londrës euro2020 france angli

Sondazh

Poll