Sport

Varianti Delta i Covidit prek tifozët, ndizet alarmi

26 Qershor 2021, 08:14 Nga DOSJA
Varianti Delta i Covidit prek tifozët, ndizet alarmi

DANIMARKE – Rritet numri i tifozëve të cilët, pasi morën pjesë në ndeshjet e Euro 2020, të luajtura në “Parken” të Kopenhagës, më pas rezultuan pozitivë me COVID-19 për shkak të variantit indian, Delta.

Njoftimi u bë nga autoritetet lokale shëndetësore, që specifikuan se numri i njerëzve të infektuar, që kishin ndjekur Danimarkë-Belgjikë, 17 qershorin e kaluar, është rritur nga tre në nëntë, ndërsa katër pozitivë janë mes atyre që kanë parë Danimarkë-Rusi, më 21 qershor.

Kështu, ndërsa po bëhen përpjekje për të “gjurmuar” ata që ishin në stadium, iu bë një thirrje “të gjithë atyre që ishin në tribunën B të “Parken” gjatë ndeshjes më 21 qershor” t’u nënshtrohen tamponëve.

“Kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të zbuluar dhe izoluar raste të infeksionit të lidhura me ndeshjet e Euro 2020. Ekziston gjithmonë ky rrezik, kur shumë njerëz mblidhen në të njëjtin vend”,- ishte komenti i drejtueses së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Pacientit, Anette Lykke Petri.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll