Sport

“Euro2020” / Ancelotti: “Italia, risia e turneut, Mbappé është i frikshëm”…

26 Qershor 2021, 09:35 Nga DOSJA
“Euro2020” / Ancelotti: “Italia, risia e turneut,

ITALI – Trajneri i shquar italian, Carlo Ancelotti, ndërmjet shumë problemeve, ka folur për kampionatin europian në ‘Il Giornale’. Ai më shumë është fokusuar te yjet në “Euro 2020” dhe lojtarët që mund të bëjnë diferencën tani në ndeshjet eliminuese.

Sipas Ancelottit, Kylian Mbappe, që përflitet si një mundësi për të kaluar te Reali i tij, është një lojtar i frikshëm, ndërkohë që Italinë e konsideron, si gjënë më të bukur të deritanishme të “Euro2020”-s.

“Italia është befasia më e madhe, risia e turneut. Luan futboll sulmues pa frikë, ka një mbrojtje të mirë. Kjo Itali më kujton Italinë e Vicinit më 1990. Ekzistonte i njëjti entuziazëm, sikur e kanë edhe sot futbollistët. Përtej rezultateve, unë shoh një grup të bashkuar që e din se çfarë po luajnë”,- tha ai.

“Belgjika ka Lukakun, te Franca, Mbappé është i frikshëm, Portugalia ka xhevahirin e saj, CR7, por te Italia është e vështirë për mua për të zgjedhur dhe kjo është një avantazh. Finalja? E shoh Italinë dhe Anglinë në finale të “Euro2020”,- ka deklaruar trajneri i njohur Carlo Ancelotti, i cili sezonin e ardhshëm do të drejtojë për të dytën here, Real Madridin.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlo ancelotti il giornale kylian mbappe lukakun real madridi carlo ancelotti il giornale kylian mbappe lukakun real madridi

Sondazh

Poll