Sport

“Euro2020” / Sneijder ndryshon mendim, zgjedh Italinë para Francës…

26 Qershor 2021, 12:59 Nga DOSJA
“Euro2020” / Sneijder ndryshon mendim, zgjedh Italinë para

HOLANDE – Kampionati Evropian ka hyrë në fazën më të rëndësishme. Nga sonte zhvillohen ndeshjet me eliminim direkt, Uells-Danimarkë dhe Itali-Austri janë programuar për sonte. Pas ndeshjeve në grupe, holandezi Wesley Sneijder,  ka korrigjuar opinionet, duke deklaruar se Italia është favorite për të fituar në “Euro 2020”.

Ish-sulmuesi i Realit dhe Interit, në fillim të “Euro2020” kishte përzgjedhur Francën si favorite, por pas ndeshjeve të para në grup, ai ka ndryshuar mendje dhe tani beson se Italia ka shumë shanse të triumfojë në fund të europianit.

“Pas gjithçkaje që kam parë, kam një kombëtare të re të preferuar dhe favorite për të fituar. Tani zgjedh Italinë. Mendoja se Franca ishte favoritja e madhe, por ata nuk më kanë bindur deri më tani. Kështu që po bëj një ndërrim të vogël”,- ka deklaruar holandezi Sneijder, para ndeshjes së sontme, ku Italia do të kërkojë të fitojë ndaj Austrisë për të kaluar në çerekfinalet e “Euro2020”-s.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 ish-sulmuesi i realit dhe interit itali-austri uells-danimarkë wesley sneijder euro 2020 ish-sulmuesi i realit dhe interit itali-austri uells-danimarkë wesley sneijder

Sondazh

Poll

Sport 26 Qershor 2021, 08:14

Varianti Delta i Covidit prek tifozët, ndizet alarmi

DANIMARKE – Rritet numri i tifozëve të cilët, pasi morën pjesë në ndeshjet e Euro 2020, të luajtura në “Parken” të Kopenhagës, më pas rezultuan pozitivë me COVI...