Sport

Paolo Dybala do të mbetet juventin, rikthimi i Allegrit e bind

26 Qershor 2021, 13:16 Nga DOSJA
Paolo Dybala do të mbetet juventin, rikthimi i Allegrit e bind

ITALI – Tashmë kjo është e sigurtë. Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, bardhezinjtë e Torinos kanë vendosur ta vazhdojë kontratën me Dybalën.

Gazeta në fjalë raporton se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë planifikuar për të zhvilluar një takim me agjentin e sulmuesit, por nuk janë duke u nxituar, për shkak të angazhimeve të ndërsjellta sportive, para se të firmosin marrëveshjen.

Juventus dëshiron të mbajnë në ekip njërin nga lojtarët më të rëndësishëm në vitet e fundit. Kthimi i Massimiliano Allegri në klubin “bardhezi” e ka bindur argjentinasin se ai do të ketë një rol të rëndësishëm në projektin e tij. 27-vjeçari, do të nënshkruajë një kontratë të re me pagë 10 milionë euro në sezon, por kohëzgjatja e saj nuk bëhet e ditur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” “zonjës së vjetër” massimiliano allegri paulo dybala “la gazzetta dello sport” “zonjës së vjetër” massimiliano allegri paulo dybala

Sondazh

Poll

Sport 26 Qershor 2021, 08:14

Varianti Delta i Covidit prek tifozët, ndizet alarmi

DANIMARKE – Rritet numri i tifozëve të cilët, pasi morën pjesë në ndeshjet e Euro 2020, të luajtura në “Parken” të Kopenhagës, më pas rezultuan pozitivë me COVI...