Sport

“Euro2020” / Mancini me dhembje koke, nuk di kë të fusë dhe kë të lejë jashtë

26 Qershor 2021, 05:14 Nga DOSJA
“Euro2020” / Mancini me dhembje koke, nuk di kë të

ANGLI – “Wembley” është gati të “ndizet”për Itali-Austri. “Euro2020” nga sot hyn në fazën më të nxehtë, atë të “knock-out”-it, me një eliminim mizor, por emocionues në sfidë të vetme. Roberto Mancini, trajner i Italisë, në konferencën për shtyp për këtë takim, u shpreh:

“Të luash në “Wembley” është kënaqësi. Ka lojtarë që nuk luajnë kurrë atje. Kur luan futboll, dëshiron të luash në stadiume si ky. Jam i sigurt që djemtë do të luajnë mirë. Do të luajmë para 25 mijë spektatorëve, atmosfera është krejt tjetër. Diçka e veçantë u krijua në Romë, por ky është një Europian udhëtues. “Wembley” është një stadium fantastik”.

Por gjatë fjalëve të tij, trajneri “azzurr” Roberto Mancini, u shpreh e ka mjaft të vështirë të përzgjedhë formacionin titullar, pasi të gjithë lojtarët janë në formë dhe duan të luajnë.

“Lojtarët e mi më kanë futur në telashe me ndeshjet që kanë zhvilluar. Është një kënaqësi për mua që duhet të zgjedh mes lojtarëve të shkëlqyer dhe të qetë mendërisht. Do të vendos 11 vetë në fushë, por të tjerët do të jenë aty, të gatshëm për të hyrë dhe për të ndryshuar lojën. Duhet të jemi me fat”.

Megjithatë, trajneri i Italisë në përfundim të konferencës, tregon respekt për Austrinë, teksa tha: “Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer. Austria ka cilësi dhe është agresive.”

Sonte, në orën 21:00, në “Wembly” të Londrës, Italia do të përballet me Austrinë, në një ndeshje me sistem eliminimi, për të përcaktuar skuadrën e cila do të vazhdojë garën në fazën e çerekfinaleve të “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020 itali-austri trajneri “azzurr” roberto mancini wembley euro2020 itali-austri trajneri “azzurr” roberto mancini wembley

Sondazh

Poll