Bota

Çfarë fsheh Babis Anagnostopulos?/ Udhëtimi i pilotit në Kretë me gruan misterioze, a e kishte planifikuar vrasjen e Caroli

25 Qershor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Çfarë fsheh Babis Anagnostopulos?/ Udhëtimi i pilotit në

GREQI- Detaje të reja janë bërë të ditura nga autoritetet greke përsa i përket vrasjes së 20-vjeçares nga bashkëshorti i saj. Mediat bëjnë me dije se nga kontrolli i celularit të tij jan bërë të dituar bisedat, të cilat zbulojnë rreth udhëtimit që piloti ka patur në Kretë në fillim të muajit prill kur askush nuk mund të lëvizte nga pandemia.

Kjo gjë ka ngjallur dyshime tek hetuesit, të cilët kanë zbuluar se Babis Anagnostopulos kishte udhëtuar me një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, për në Souda, në Kretë ku ai do të merrte një shtëpi me qira por plani nuk u realizua. Babis me anë të mesazhve ishte shprehur i mërzitur për këtë fakt.

Oficerët e policisë kanë bërë të ditur që zonja ku do të merrej shtëpia me qera do të merret në pyetje, por kjo gjë do të mbahet sekret përkohësisht sa të zbulohen detaje të reja rreth kësaj.

Përsa i përket krimit, raportet mjeko-ligjore nuk e konsiderojnë si të paplanifikuar dhe besojnë që kjo gjë ishte e menduar mirë. Të vrasësh një njeri duke e mbytur duhen afërsisht 5 minuta sipas raportit, dhe në aq kohë autori mund ta mendoje mirë këtë gjë apo të shfaqë shenja pendese. Deri më tani është bërë e dituar se asnjë nga familjarët e tij nuk ka shkuar për ta vizituar as nuk ka komunikuar me pilotin.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos gylka nera vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos gylka nera vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 14:11

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterre...