Aktualitet

Policia i shkoi në banesë/ 42-vjeçarin nga Malësia e Madhe e ‘zë frika’, kundërshton efektivët, brenda kishte kannabi

25 Qershor 2021, 11:12 Nga DOSJA
Policia i shkoi në banesë/ 42-vjeçarin nga Malësia e Madhe

MALËSI E MADHE– Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu zbulua në banesë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Në momentin kur policia e Malësisë së Madhe i shkoi në banesë Fran Dedën, ky i fundit i kundërshtoi dhe nuk i lejoi që të vazhdonin kontrollin në banesë.

Policia zbuloi se 42-vjeçari kishte krijuar në banesë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar, i cili gjatë kontrollit kundërshtoi punonjësit e Policisë.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 42 vjeç banues në Gradec, Malësi e Madhe.
Ky shtetas, në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll i ka kundërshtuar ata për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në pronën e tij. Në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42-vjeçari ne malesi te madhe fran deda arrestohet 42-vjeçari ne malesi te madhe fran deda

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 11:08

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e anëtarëve të familjes Gushi, ngjarje që ndodhi paraditen e sotme në aksin Fier-Vl...