Aktualitet

25 Qershor 2021, 11:08 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e anëtarëve të familjes Gushi, ngjarje që ndodhi paraditen e sotme në aksin Fier-Vlorë. Në një status në Facebook, Meta shpreh ngushëllimet për humbjen e katër anëtarëve të të njëjtës familje, teksa bën thirrje për vënien e përgjegjësve dhe shkaktarëve të aksidentit.

“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.

Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!”- shkruan Meta.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, mes tyre 2 fëmijët e mitur, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-DETAJET)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta tragjedia e kripes tragjedia ne vlore ilir meta tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll