Aktualitet

Familja Gushi nga Patosi, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Fier-Vlorë… u shuan nga goditja fatale e

25 Qershor 2021, 08:20 Nga DOSJA
Familja Gushi nga Patosi, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në

FIER– 4 viktimat e aksidentit të sotëm në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e njohur si “Kripë”, janë nga Patosi i Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata janë me mbiemër Gushi. Eduart dhe Silvana Gushi, dy prindërit e fëmijëve, me moshë përkatësisht 44 dhe 33 vjeç, ndërsa fëmijët Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeçe.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tip Audi, bashkë me dy pasagjerët e tij, është i plagosur dhe në spital, dhe për të nuk dihet asgjë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe. Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, mes tyre 2 fëmijët e mitur, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-DETAJET)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier-vlore anastasia gushi eduart gushi eva gushi silvana gushi tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident ne fier-vlore anastasia gushi eduart gushi eva gushi silvana gushi tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll