Bota

6 minutat dramatike të Caroline/ Ekspertët: Ajo po dridhej, autori përdori leckë dhe jo duar për ta mbytur

24 Qershor 2021, 18:54 Nga DOSJA
6 minutat dramatike të Caroline/ Ekspertët: Ajo po dridhej, autori

GREQI– Vdekja e 20-vjeçares britanike në Greqi u zbardh dhe bashkëshorti i saj është pas hekurave, por ende jo të gjitha pyetjet e ekspertëve kanë një përgjigje definitive për të mbyllur dosjen.

Ekspertët japin përgjigjet duke përshkruar minutat dramatike deri sa zemra e 20-vjeçares pushoi së rrahuri. “Ta Nea” shkruan se në 04:05 të mëngjesit të datës 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 04:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Ekspertët thonë se viktima do të përpiqej të merrte frymë. “Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” mbyllet shkrimi i medias greke.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasja e caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll