Bota

‘Çamëria është Shqipëri!’/ Nuk pyesin për vapën, qindra të rinj marshojnë në Shkup, ndalen para ambasadës

24 Qershor 2021, 16:53 Nga DOSJA
‘Çamëria është Shqipëri!’/ Nuk pyesin

SHKUP– Temperaturat e larta nuk i kanë penguar qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në të ashtuquajtur “Marshimi i paqes për Çamërinë”. 

Sot në rrugët e Shkupit, që prej orës 14:30, qindra persona, të gjithë të veshur me bluza: I love Çamëria!, kanë nisur marshimin nga platoja përballë Kalasë deri tek Ambasada e Greqisë.

Me pankarta në duar, e duke thirrur në kor: Çamëria është Shqipëri, kanë ndaluar për të zhvilluar një protestë paqësore jashtë dyerve të Ambasadës greke. Pamjet e tubimit, ata i kanë ndarë vetë në rrjetet e tyre sociale.

Para pak ditësh Policia e Maqedonisë së Veriut i hoqi të gjitha mbishkrimet “E duam Çamërinë” në Shkup, pa dhënë asnjë sqarim.(Shiko këtu)

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni protesta per camerine protesta per camerine

Sondazh

Poll