Bota

Dogji kolegët me acid! Prifti grek del para Gjykatës, i zhveshur nga kostumi klerik, kërkon falje: S’doja të bëja dëm!

24 Qershor 2021, 17:17 Nga DOSJA
Dogji kolegët me acid! Prifti grek del para Gjykatës, i zhveshur nga

ATHINË– Prifti grek Theofylaktos Komvos, i cili dogji me acid kolegët e tij, ka dalë sot para Gjykatës në Evelpidon. I veshur me një bluzë të bardhë, larg kostumit tradicional të priftërinjve, me kokën ulur futet në sallë.

Sipas mediave greke, ai në sallë u shfajësua para togave të zeza, ndërsa avokati i tij kërkoi që ndaj klientit të zhvillohej një vizitë psikiatrike. 

Unë nuk e dija se do të bëja dëm, kërkoj falje,“-tha prifti 37-vjeçar. 

Ngjarja e padëgjuar ndodhi pasditen e djeshme në Greqi, ku  37-vjeçari u vu në pranga ndërsa të lënduarit janë duke marrë kujdes shëndetësor në spital. Sipas oficerëve të Policisë greke, prifti 37-vjeçar ishte i përfshirë më parë në trafik drogës, pasi në vitin 2018 u procedua penalisht nga Prokuroria.Ai ishte kapur me 1.8 gram kokainë, për të cilën u shpreh se e kishte për konsum personal, lëndë narkotike që e kishte fshehur nën mantelin e priftit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi prifti grek prifti hedh acid greqi prifti grek prifti hedh acid

Sondazh

Poll