Pak para zgjedhjeve në Partinë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe gjithë Kryesia japin dorëheqjen
24 Qershor 2021, 16:43Nga DOSJA
KOSOVË –Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, vendim i cili ka ardhur pak para zgjedhjeve që do të mbahen brenda PDK-së.
Hoxhaj pohoi se do të pushojë funksionin partiak, ai dhe Kryesia e partisë, deri në mbajtjen e Konventës më 3 korrik.
“Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri në mbajtjen e Konventës, dhe i vetmi organ që do të jetë funksional është grupi punues, i cili do të merret me organizimin e Konventes. Dorëheqja ime dhe e kryesisë është akt demokratik statutor dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze, e cila do të dalë më e fortë pas zgjedhjeve të 3 korrikut”, u shpreh Hoxhaj gjatë konferencës për media.
Edhe pse ka bërë thirrje për të garuar, Hoxhaj nuk ka bërë me dije nëse ai vetë do të jetë kandidat, por shtoi se do të bëhet e ditur në ditët në vazhdim.
“Unë e ftoj çdo anëtar të PDK-së që të garojë për të parin e partisë, ky akt nuk duhet të shihet dhe nuk është si përpjekje për të zëvendësuar liderët, kryetarin Veseli por është një mesazh se vetëm një PDK e fortë do ta bëjë UÇK-në më të fortë, udhëheqësit e saj më të fortë. Nga 5 nëntori 2020 ne kemi arritë që dhembjen ta shndërrojmë në forcë, tash është momenti që këtë forcë ta shndërrojmë në vizion për Kosovën. Konventa që do të mbahet është manifestim i pjekurisë politike, konventa do të jetë një ngjarje përtej PDK-së,”- ka thënë Hoxhaj.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA-Sipërmarrësi dhe politikani Michael Bloomberg, ka patur një ndikim shumë të madh në politikat e shteteve në lidhje me duhanin dhe një artikull i ri investi...
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një pallat 12 katësh është shembur pjesërisht duke lënë të vdekur një person e nën rrënoja 99 të tjerë, fati...
GJERMANI– Për herë të fundit kancelarja Angela Merkel foli para deputetëve përpara samitit të BE-së. Në pamjen e jashtme zonjës, që del në pultin e referuesit, ...
Nuk ka mbushur 22 vjeç, por kartela e tij gjyqësore është ngarkuar me një vendim që e shpalli fajtor dhe e dënoi me një vit burg për organizim të lojërav...
KINË- Xi Zengeli, shkencëtarja kineze ka thyer heshtjen pas shumë kohësh duke komentuar akuzat e ngritura për përhapjen e koronavirusit. Për qeverinë kinez...
GREQI–Varianti DELTA ka shkaktuar alarm në Greqi pasi kohët e fundit po përhapet me shpejtësi shumë të madhe, ndaj dhe për ta parandaluar autoritetet shëndetëso...
SHBA– Policia në Springfield, Massachusetts, publikoi pamjet e kamerave të qytetit që tregonin një burrë duke drejtuar armën e tij drejt oficerëve të Di...