Bota

Integrimi në BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Bullgaria s’tërhiqet pas, Radev: Është koha të përqendroh

24 Qershor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Integrimi në BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/

BRUKSEL-Para fillimit të takimit të Këshillit Evropian, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, komentoi se muajin e fundit vendi i tij ka qenë nën presion të madh nga partnerët e saj evropianë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave, Radev nuk do të votojë pro negociatave para se të nënshkruhen mekanizma të qëndrueshëm për zhdukjen nga librat shkollorë, muzeumet, monumentet dhe politika shtetërore maqedonase të historisë së shtrembëruar dhe të qëllimshme ndaj Bullgarisë.

“Ajo që gjeta në Këshillin e mëparshëm në maj ishte Bullgaria në izolim, duke u treguar me gisht se po bllokonte negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është koha që të lëmë fushën e njohjes në diplomaci përpara kamerave dhe të përqendrohemi në zgjidhje pragmatike,”- vuri në dukje Presidenti Radev.

Rumen Radev theksoi më tej se Bullgaria nuk mund të mbështesë fillimin e negociatave të pranimit në BE me Republikën e Maqedonisë së Veriut “derisa të jemi të bindur se fqinji ynë nuk do të ndërtojë identitetin e tij bazuar në vjedhjen e historisë së Bullgarisë”.

Në takimin e para dy ditëve, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Tashmë gjithçka do spostohet në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hapja e negociatave integrimi i shqiperise ne be negociatat e shqiperise me be rumen radev hapja e negociatave integrimi i shqiperise ne be negociatat e shqiperise me be rumen radev

Sondazh

Poll