Bota

Pandemia i realizoi ëndrrën/ 28-vjeçarja në SHBA jeton në furgon, fiton 300 mijë dollarë në vit

24 Qershor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Pandemia i realizoi ëndrrën/ 28-vjeçarja në SHBA jeton

SHBA- Jasmine Wilson është 28-vjeçarja, e cila fiton 300 mijë dollarë në vit. Përveç shumës së lekve që ajo fiton në një vit mediat e huaja shkruajnë se 28-vjeçarja jeton në një furgon.

Për Jasmine Wilson karantina Covid-19 ishte koha e përkryer për të jetuar ëndrrën e saj, për të jetuar në një furgon. Jeta që ajo kishte zgjedhur i jepte mundësinë të vizitonte çdo park kombëtar deri në fund të vitit.

“Gjithmonë më pëlqyen shumë udhëtimet rrugore, sepse nëna ime vinte me makinë nga Michigan në Kaliforni shumë herë në vit për të vizituar familjen. Gjatë karantinës ne ishim bllokuar në shtëpi dhe unë vendosa të merrem me këtë gjë,“- tha Jasmine.

Ajo e bleu furgonin e saj verën e kaluar dhe kaloi dy muaj duke e kthyer atë në një shtëpi. Furgoni ka një shtrat, një monitor 34 inç për lojëra, një lavaman të palosshëm dhe kamera sigurie. 

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 jasmine wilson covid-19 jasmine wilson

Sondazh

Poll