Pezullohet nga ushtrimi i profesionit ish-avokati i Donald Trump: Bëri deklarata të rreme për zgjedhjet presidenciale
24 Qershor 2021, 18:52Nga DOSJA
SHBA-Rudy Giuliani, ish-avokati i ish-Presidentit Donald Trump, është pezulluar nga ushtrimi i profesionit në shtetin e New York-ut pasi gjykata ka dalë në përfundimin se deklaratat e tij ishin të rreme.
Sipas mediave, pezullimi i 77-vjeçarit hyn në fuqi menjëherë por është i përkohshëm në pritje të rezultatit të një seance të plotë dëgjimore disiplinore. Vendimi u mor pikërisht një ditë para 52-vjetorit të ushtrimit të profesionit të tij si avokat.
Deklaratat e tij u bënë gjatë procesit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku Trump kërkonte të rizgjidhej president me pretendimin se votat ishin manipuluar.
Rudy Giuliani dhe avokatët që e përfaqësonin u thirrën në gjykatë pas padisë për shpifje të ngritur nga kompania e administrimit të votave “Dominion Voting Systems”, e cila paditi Giuliani dhe të tjerët për deklaratat për mashtrim zgjedhor.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL-Para fillimit të takimit të Këshillit Evropian, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, komentoi se muajin e fundit vendi i tij ka qenë nën presion të madh...
BEOGRAD– Dje, ish-kryeministri Ramush Harandinaj publikoi një video nga bjeshkët e Shalës, duke treguar edhe kufirin me Serbinë. (Shiko këtu)I veshur i gj...
Një padi e Kosovës ndaj Malit të Zi, përmes së cilës po kërkohet kthimi i pronësisë së 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren “Rafailoviq”, ka kthyer v...
ATHINË– Prifti grek Theofylaktos Komvos, i cili dogji me acid kolegët e tij, ka dalë sot para Gjykatës në Evelpidon. I veshur me një bluzë të bardhë, larg ...
GREQI-Detaje të reja janë bërë të dituar në lidhje me ngjarjen, e cila tronditi Greqinë ditën e djeshme ku prifti Theofylaktos Kombos sulmoi me acid 7 metropoli...
SHKUP– Temperaturat e larta nuk i kanë penguar qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në të ashtuquajtur “Marshimi i paqes për &...
KOSOVË –Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, vendim i cili ka ardhur pak para zgjedhjeve që do të mbahen brenda PDK-...
SHBA-Sipërmarrësi dhe politikani Michael Bloomberg, ka patur një ndikim shumë të madh në politikat e shteteve në lidhje me duhanin dhe një artikull i ri investi...