Politike

“Prapa shpinës suaj kërciti arma…”/ Sherri në ‘club’, Blendi Klosi i informuar: Ngjarja ishte e rëndë! Do

24 Qershor 2021, 18:22 Nga DOSJA
“Prapa shpinës suaj kërciti arma…”/ Sherri në

SARANDË-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi komentoi përplasjen me armë zjarri të 5 ditëve më parë, ku i plagosur mbeti biznesmeni Spiro Iljadhi, ndërsa aksidentalisht u lëndua edhe një turist. Klosi u shpreh se nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri, por duhet reagim i forcave të rendit.

Pyetje: Prapa shpinës tuaj pak ditë më parë ka kërcitur arma dhe përtej atij sherri banal, plumbat kanë kapur edhe një turist të huaj. Si do të shikohet kjo ngjarje që prish imazhin?

Klosi: Ngjarja ishte e rëndë dhe që trondit çdo vend turistik, por reagimi forcave ishte i menjëhershëm, arrestimi autorëve të ngjarjes të dyja krahëve ka ndodhur dhe besoj se hetimi do të vazhdojë shumë shpejt.Besoj që ajo u diskutua edhe sot në Task Forcën e turizmit ishin masat për sigurinë e jetës në plazh dhe jashtë tij, kufizimi i orareve të natës, muzikës, por edhe grumbullimit, pasi në kushtet e pandemisë kemi nevojë të jemi shumë të kontrolluar.Të mos ketë pandëshkueshmëri dhe natyrisht të ketë menjëherë reagim nga forcat e rendit. Duhet të ketë shtim të strukturave të ruajtjes së rendit gjatë sezonit, do të ketë vëmendje shumë më të madhe dhe sidomos karshi një sezoni sa më mikpritës për turistët e huaj.

Vdekja e pushuesve, Klosi: Hetim penal kur mungon roja e plazhit. Saranda s’mund të jetë profili i një diskoteke të hapur

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike blendi klosi plagosja ne orange club blendi klosi plagosja ne orange club

Sondazh

Poll