“Laboratori i shokut s’i mori lekët e mia’/ DENONCIMI! Ndodh tek porti i Durrësit, pasagjerët “udhëz
24 Qershor 2021, 15:44Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari lidhur me testimin e detyrueshëm ndaj pandemisë së koronavirusit. Qytetari shkruan se në portin e Durrësit, pjesa më e madhe e pasagjerëve po detyrohen që të bëjnë testin në një laborator afër portit.
“Në rastin tim, isha i paisur me çertifikatën vaksinale italiane dhe atë Europiane që ka dalë sot. U tregova edhe një pikë të ligjit të shkruar në sitin e Konsullatës Italiane ku thoshte që nëse një qytetar italian me biznes të qëndrueshëm në Itali,qëndron në Shqipëri për më pak se 120 orë për motive pune, nuk duhet ti nënshtrohet këtyre detyrimeve. U desh vetëm ndërhyrja e konsullatës italiane që të më lejonin të kaloja…. Më vjen keq që “laboratori i shokut” nuk i mori lekët e mia të tamponit,“-shkruan qytetari.
POSTIMI I PLOTË:
Narkoshteti apo shteti i vjedhjes pantotenike (qe ndodhet kudo)! Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb Përshëndetje z. Berisha! Jam një shqiptar me nënsjtetësimitaliane që jetoj dhe punoj në Itali ku kam një biznes prej 2006. Sot më ka ndodhur një ngjarje shumë e papëlqyer. Në Portin e Durrësit,po kthejnë pjesën më të madhe të pasagjerëve duke i detyruar që të bëjnë tamponin tek një laborator “afër portit”….çfarë koinçidence!? Në rastin tim,isha i paisur me çertifikatën vaksinale italiane dhe atë Europiane që ka dalë sot. U tregova edhe një pikë të ligjit të shkruar në sitin e Konsullatës Italiane ku thoshte që nëse një qytetar italian me biznes të qëndrueshëm në Itali,qëndron në Shqipëri për më pak se 120 orë për motive pune,nuk duhet ti nënshtrohet këtyre detyrimeve. U desh vetëm ndërhyrja e konsullatës italiane që të më lejonin të kaloja…. Më vjen keq që “laboratori i shokut” nuk i mori lekët e mia të tamponit. P.s. Në Shqipëri qëndrova jo më shumë se 6 orë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Njësoj si këto tetë vite të qeverisjes së majtë edhe këtë vit institucionet kanë prokuruar miliarda lekë nga buxheti i shtetit në tendera, shumica prej të cilëv...
Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë deficitin buxhetor të këtij viti duke i ngarkuar qytetarëve edhe 92 milionë euro borxhe për një total prej 1 miliardë eur...
RCC paraqet edicionin e 7-të të Barometrit Ballkanik, sondazh vjetor mbi vlerësimet e gjykimet që kanëqytetarët e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi pikëpamjete bi...
TIRANË– Pas përfundimit të seancës plenare, deputetë e Kuvendit të Shqipërisë dolën jashtë saj për të vazhduar punët përkatëse jashtë politikës.Por ndërsa ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme dy kirurgët Petro Cani si dhe Petrit Gaçe me titullin Nder i kombit. Meta në ceremoninë e dek...
VLORË– Kryebashkiaku Dritan Leli nuk ka rënë as këtë herë dakort për të zhvilluar përballjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Pasi këta të fundit kërkuan ...
VLORË– Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk dorëzohet. Në një tjetër njoftim, Këshilli Bashkiak ka vënë në dijeni kryebashkiakun Dritan Leli që të paraqitet në d...