Politike

Prefekti i Vlorës kritika Lelit: Nuk ka marrë masa për sezonin turistik, ka probleme

24 Qershor 2021, 17:15 Nga DOSJA
Prefekti i Vlorës kritika Lelit: Nuk ka marrë masa për sezonin

VLORË–Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka dalë kundër Dritan Lelit. Teksa ishte në një takim me ministrin Klosi, ai tha se Bashkia e Vlorës dhe e Himarës kanë probleme sa i takon menaxhimit të sezonit turistik.

Bashkia Sarandë është në normalitet të plotë për gjithë masat e marra për një sezon të mbarë turistik të kësaj vere. Mund të përmend që Bashkia e Saranës është një nga më të mirat gjatë këtij sezoni turistik. Bashkia e Himarës dhe e Vlorës kanë probleme. Ajo që na shqetëson është se sezoni turistik po fillon, data 1 korrik është e fundit e kompletimit e sigurisë detare. Unë i bëj thirrje Bashkive të marrin të gjitha masat në këtë drejtim. ”, tha Prefekti i qarkut Flamur Mamaj.

Ndërsa ministri Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij, iu ka kërkuar operatorëve turistikë dhe pronarëve të plazheve private të marrin masat për të garantuar sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli flamur mamaj dritan leli flamur mamaj

Sondazh

Poll