Politike

‘Është shumë i irrituar me BE’/ Rama del në TV pro-Trump, intervistohet nga Grenell! Deklarata befasuese për shpall

24 Qershor 2021, 17:42 Nga DOSJA
‘Është shumë i irrituar me BE’/ Rama del në TV

SHBA– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Grenell, ish-të dërguarin e Amerikës për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, ku ka adresuar edhe njëherë vendimin e DASH për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës. Në rubrikën e moderuar nga Grenell, e cila quhet “National Report”, kreu i qeverisë shqiptare foli për integrimin e vendit në BE, duke u ndalur më gjatë tek projekti për “Mini-Shengenin” e Ballkanit. Teksa sqaronte edhe njëherë ngërçin mes Kosovës dhe Serbisë, Rama nuk harroi ta falenderonte ish-të dërguarin e Donald Trump për “ndihmën” e dhënë, duke u ndalur më pas tek vendimi për Berishën. Rama shtoi se ishte një sinjal që askush nuk është mbi ligjin.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin,”- tha Rama ndër të tjera. 

INTERVISTA E PLOTË:

Grenell: Na e komenton dot, cili ishte qëndrimi juaj dje ndaj BE?

Rama: Është e njëjta gjë. Nga një anë na thonë që janë gati për të nisur negociatat, dhe nga ana tjetër nuk marrin dot vendim. Ka të bëjë me disa çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është frustruese. Por në të njëjtën kohë është qetësuese sepse e keqja është se jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtime.

Grenell: Cfarë të thonë specifikisht lideret e BE, që ka të bëjë me shtyrjen e negociatave?

Rama: Ata nuk thonë asgjë. Kanë bërë një premtim dhe çdonjëri ka thënë që Shqipëria është gati të nisë bisedimet, por nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim. Është si të jesh pjesë e dikujt që po pret Godonë.

Grenell: Sic e dini, administrata e re ka bërë shumë progres. Një ide që doli nga bisedat është zona mini-shengen. Cfarë mendoni?

Rama: Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit, për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave.

Grenell: Dua të flas për vendimet e qeverisë, për politikanët shqiptarë që janë shpallur non grata e nuk lejohen të vijnë në SHBA, çfarë mendoni?

Rama: Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin.

E gjithë videoja e intervistës është ndarë vetë nga Grenell, i cili shkruan krahas videos: Unë fola me Kryeministrin e Shqipërisë këtë mëngjes dhe ai e bëri të qartë …. ai është i irrituar me BE.

Mesa duket, një nga personat më të rëndësishëm të marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, duke se i është dedikuar medias. Mesa duket ai është distancuar nga politika, të paktën ajo aktive, duke moderuar segementin e tij “National Report”, në një nga televizonet pro-Trump, Newsmax.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama richard grenell sali berisha shpallet non-grata edi rama richard grenell sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll