Politike

426 tendera me flamur të kuq! Miliarda lekë abuzime nga qeveria dhe Bashkia Tiranë, si fitohen garat me vetëm një konkurues

24 Qershor 2021, 14:47 Nga DOSJA
426 tendera me flamur të kuq! Miliarda lekë abuzime nga qeveria dhe

Njësoj si këto tetë vite të qeverisjes së majtë edhe këtë vit institucionet kanë prokuruar miliarda lekë nga buxheti i shtetit në tendera, shumica prej të cilëve me procedura të dyshimta.

Sipas analizës së Open Data, vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit rezultojnë 426 prokurime ku ekspertët deklarojnë probleme në lidhje me barazinë në garë.

Ndërkohë, për 273 tendera, komisioni ka ngritur flamurin e kuq me shënimin mungesë konkurrence, pasi në garë rezulton vetëm 1 kompani pjesëmarrëse, e cila sigurisht që ka arritur të nënshkruajë dhe kontratën.

Më e rëndë paraqitet situata, kur disa kompani kanë shfaqur interes dhe autoritetet kontraktore i kanë skualifikuar me argumentin se kishin mangësi apo nuk plotësonin kriteret.

Në 152 tendera institucionet kanë përjashtuar nga gara të gjitha subjektet pjesëmarrëse, duke lënë në garë vetëm 1 kompani që ka arritur më pas të shpallet edhe fituesja. Bashkia e Tiranës rezulton autoriteti konktraktor në të cilin janë konstatuar më shumë probleme dhe sinjalizimet me flamur të kuq, konkretisht 48 të tilla.

Marrë nga oranews

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike tenderat me probleme tenderat me probleme

Sondazh

Poll