Sport

Liverpool, “barrikadë” që Salah të përfaqësojë Egjiptin në Tokio

24 Qershor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Liverpool, “barrikadë” që Salah të

 

EGJIPT – Liverpooli nuk dëshiron që sulmuesi Mohamed Salah t’i bashohet Egjiptit për Olimpiadën e Tokios, event që nis më 23 korrik dhe përfundon më 8 gusht, vetëm një javë para nisjes së sezonit të ri të Premier Leagues.

Sipas presidentit të Federatës Egjiptiane të Futbollit, Ahmed Megahed, sulmuesi 28-vjeçar gjatë ditëve të ardhshme do të bëjë edhe një tentativë të fundit për të bindur trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klopp që ta lejojë të luajë për Egjiptin në Tokio.

“Salah ka pranuar të ishte pjesë në skuadrën olimpike, kur biseduam me të gjatë grumbullimit të fundit të kombëtares, – ka deklaruar Ahmed Megahed, për mediat egjiptiane. – Nuk dua të them që është e pamundur që Salah të marrë pjesë në Olimpiadë, por edhe kjo mund të ndodhë.”

Mohamed Salah ishte një nga lojtarët me më shumë ndeshje në radhët e “The Reds” sezonin që lamë pas. Në Premier League nga 38 takime, ylli egjiptian humbi vetëm një sfidë, teksa ka shënuar 22 goli në kampionatin anglez.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ahmed megahed jurgen klopp liverpooli mohamed salah olimpiadën e tokios ahmed megahed jurgen klopp liverpooli mohamed salah olimpiadën e tokios

Sondazh

Poll