Sport

Euro 2020 është për rekord, asnjëherë kaq shumë autogola në një edicion, gjithsej janë…

24 Qershor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Euro 2020 është për rekord, asnjëherë kaq shumë

EUROPË-Ekzistojnë golat e Cristiano Ronaldos dhe Lukakut, magjia e Pogba-s, loja e shpejtë e Italisë dhe Hollandës … Pastaj, për të karakterizuar këtë Euro 2020, ekziston një rekord që nuk është veçse për t’u patur zili: tashmë janë 8 autogola të shkaktuara. Një shifër e tillë nuk është arritur asnjëherë në ndeshjet në grupe, ku pritet tashmë edhe faza me eleminim direkt. Nga viti 1960 kur ka filluar aktiviteti e deri në vitin 2016, janë regjistruar 9 autogola.

Duke e çuar numrin e skuadrave pjesëmarrësve në 24, me një rritje konsekuente në ndeshjet e luajtura, padyshim që pati një ndikim, por shifra mbetet e pabesueshme. Pas asaj të Demiral kundër Italisë në ndeshjen hapëse, lojtarët që shënuan në portën e tyre ishin: Szczesny (kundër Sllovakisë), Hummels (kundër Francës), Ruben Dias dhe Guerreiro (të dy kundër Gjermanisë), Hradecky ( kundër Belgjikës), Dubravka dhe Kuça (të dy kundër Spanjës).

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 franca gjermania hummels sllovkia turqia euro 2020 franca gjermania hummels sllovkia turqia

Sondazh

Poll