Sport

“Euro2020” / Busquets mes lotësh: “Nuk e dija nëse do të mund të kthehesha”

24 Qershor 2021, 09:34 Nga DOSJA

SPANJE – Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, është rikthyer në radhët e skuadrës së Luis Enriques me shiritin e kapitenit të “la rojas”. Pas fitores së Spanjës 5-0 kundër Sllovakisë, ai nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët.

Busquets mungoi në dy ndeshjet e para të Spanjës, por në rikthimin dhe ndeshjen e tij të parë në Euro 2020, ai në rolin e kapitenit shkëlqeu, duke ndihmuar Spanjën të kalojë në fazën e 16 më të mirave, ku do të përballet me Kroacinë.

“Të gjithë jemi të emocionuar sot. Ne dhe tifozët”,- tha Busquets me lot në sy. – Kam kaluar në një kohë shumë të vështirë. Qëndrova 10 ditë i izoluar në shtëpi, nuk e dija nëse do të mund të kthehesha në skuadër”,- përfundoi mesfushori dhe kapiteni Sergio Busquets, i cili u cilësua edhe si “lojtari më i mire” i ndeshjes.

Spanja do të përballet me Kroacinë për fazën e 1/8-ve, ndeshje që do të luhet më 28 qershor, duke nisur nga ora 18:00 në “Parken Stadium” të Kopenhagenit të Danimarkës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kopenhagen kroacia luis enriques mesfushori i barcelonës sergio busquets sllovakisë spanjës kopenhagen kroacia luis enriques mesfushori i barcelonës sergio busquets sllovakisë spanjës

Sondazh

Poll