Sport

“Euro2020” / Ali Daei-Cristiano Ronaldo, “bashkëbisedim” rekordmenësh…

24 Qershor 2021, 09:54 Nga DOSJA

 

PORTUGALI – Dje, me dy golat e shënuar ndaj Francës, ylli portugez Cristiano Ronaldo u ngjit në kuotën e 109 golave të shënuar për Portugalinë, duke barazuar rekordin historik të futbollistit legjendar të Iranit, Ali Daei.

Një ngjarje e tij nuk ka kaluar pa u vënë re. Ka qenë fillimisht, vetë ish-futbollisti Daei, i cili, përmes një postimi në Instagram e ka uruar CR7 për rekordin e ri.

“Urime për Cristianon, që tani është një gol larg thyerjes së rekordit tim të golashënuesit numër një në kombëtare. Jam i nderuar që ky rekord i pabesueshëm do t’i takojë Ronaldos, kampion i madh i futbollit, humanist i kujdesshëm, që inspiron gjithë botën. Vazhdo”,- ka shkruar legjenda iraniane.

Këtij postimi, i ka kthyer përgjigje menjëherë edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo, që shprehet se është i nderuar për fjalët e mira nga një idhulli si iraniani.

“Kampionët e vërtet mbesin kampion gjithmonë. Jam shumë krenar për këto fjalë të mëdha nga një idoll si ti. Faleminderit Ali Daei”,- shkruar CR7, i cili pritet ta përmirësojë më tej këtë rekord.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ali daei cr7 cristiano ronaldo ali daei cr7 cristiano ronaldo

Sondazh

Poll