Sport

“Euro2020” / CR7 premton: “Vazhdoni të besoni sa më shumë”!

24 Qershor 2021, 09:12 Nga DOSJA

PORTUGALI – Cristiano Ronaldo dhe kombëtarja e Portugalisë, kampione e Europës në fuqi, ka siguruar kualifikimin për në 1/8 finale, ndeshje këto që do të luhen me sistem eliminimi direkt deri në finalen e “Euro2020”-s.

Portugalia barazoi 2-2 kundër Francës, duke siguruar kështu kualifikimin nga pozita e tretë, në grupin F, pas Francës dhe Gjermanisë, që u renditën respektivisht para luzitanëve. Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo shënoi dy gola kundër Francës, që të dy nga pika e bardhë e penalltisë.

Përmes rrjeteve sociale, këtij rezultati ylli portugez CR7 shpreson që ekipi i tij të shkojë shumë përpara në këtë garë. “Vazhdoni të besoni sa më shumë”,– ka shkruar Ronaldo në faqen e tij zyrtare të “facebook”. Kujtojmë që Portugalia në fazë e 1/8 së finales do të luajë kundër Belgjikës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo kundër belgjikës kundër francës portugalisë cristiano ronaldo kundër belgjikës kundër francës portugalisë

Sondazh

Poll