Sport

“Euro 2020” / Trajneri i Portugalisë: “Belgët kanë pushuar më tepër se ne. Në fushë do të jemi 11 kundër 11”

24 Qershor 2021, 08:56 Nga DOSJA
“Euro 2020” / Trajneri i Portugalisë: “Belgët

PORTUGALI – Trajnerin luzitan Fernando Santos, më shumë sesa shortit që i ka vënë përballë Belgjikën, u druhet energjive që skuadra e tij do të duhet të rikuperojë pas ndeshjes ndaj Francës, në një kohë më të shkurtër se rivalët e tyre në 1/8-ave.

“Belgjika ka pushuar më shumë se ne dhe në këtë aspekt do të jemi të disavantazhuar. Kjo i përket anës teorike, sepse praktikisht gjithçka do të zbulohet në fushën e lojës, ku do të jemi 11 kundër 11,”- ka deklaruar trajneri Santos, pas ndeshjes ndaj Francës.

Trajneri 62-vjeçar i kampionëve të Europës, përveç shortit, ka komentuar edhe paraqitjen e të tijve në takimin ndaj “tricolorëve”: “Sa për ndeshjen e sotme jam i kënaqur sepse luajtëm me mendësinë e duhur. E kishim studiuar mirë rivalin dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ndaj Belgjikës. Qëllimi ynë është të avancojmë sa më shumë dhe jam i bindur që do të jetë një përballje e bukur”. 

Belgjikë-Portugali do të luhet më 27 qershor, ora 21:00, në “Estadio de La Cartuja” të Sevilla të Spanjës.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika euro2020 fernando santos franca portugalia belgjika euro2020 fernando santos franca portugalia

Sondazh

Poll