Sport

“Copa America” / Casemiro “shpëtimtari” i Brazilit, vendi i parë i hipotekuar (video)

24 Qershor 2021, 08:09 Nga DOSJA
“Copa America” / Casemiro “shpëtimtari” i Brazilit,

BRAZIL – Brazili siguroi vendin e parë në Grupin B të “Copa America”, pasi triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Kolumbisë në “Estadio Olimpico Nilton Santos” të Rio de Janeiros, falë një goli të shënuar nga Casemiro në minutën e 10-të shtesë.

“Ceffeteros” rezultuan “kockë e fortë” për “Seleçaon”, që gjithsesi ia doli të merrte pikët e plota në këtë takim. Takimi u zhbllokua që në minutën e 10-të me një super gol me roveshatë të Luiz Diasit, i shërbyer nga Cuadrado, me Brazilin që vuajti shumë për të gjetur barazimin.

12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, futbollisti i Liverpoolit, Roberto Firmino, i hedhur në fushë  në pjesën e dytë, ktheu barazpeshën në rezultat për të ardhur më pas te goli “in extremis” i shënuar me kokë nga futbollisti i Realit të Madridit, pas ekzekutimit të këndores nga Neymar.

Ekuador-Peru 2-2

Sfida tjetër e këtij grupi, ndërmjet Ekuadorit dhe Perusë, përfundoi barazim 2-2. Ekuadorianët e mbyllën pjesën e parë në epërsi të dyfishtë, falë autogolit të Tapias dhe finalizimit Preciados në minutën e tretë shtesë të këtij fraksioni. Por peruanët kthyen gjithçka në baraspeshë gjatë 45 minutave të dyta me finalizimet e Lapadulas dhe Carrillos.

 B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll