Aktualitet

Falsifikuan testet e COVID, Gjykata e Tiranës lë në burg 14 të arrestuarit, lirohet vetëm një mjeke

24 Qershor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Falsifikuan testet e COVID, Gjykata e Tiranës lë në burg 14

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 14 të ndaluarit të akuzuar për veprën e falsifikimit të testeve Covid. Mes tyre kanë qenë edhe dy mjekë, njëri prej tyre mjek i QSUT-së. E vetmja që u lirua në detyrim paraqitje nga Gjykata është mjekja Marinela Kalaja.

15 është numri i personave të ndaluar tre ditë më parë, mes të cilëve një mjek i QSUT-së dhe një mjeke e kompanisë farmaceutike. Aktiviteti u zbulua pasi një shtetas kishte bërë testin e falsifikuar dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet. Falsifikimi i testeve bëhej në këmbim të 35-40 eurove.

Janë lënë në burg: Klodian Muharremi me profesion mjek laborant pranë QSUT, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela inxhinier ne Oshee, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, Tauland Kamberi, Eraldo Kalemaj dhe Ermir Koçi.

Ata u pikasën në aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm pasi Prokuroria e Tiranës kishte nisur të përgjonte disa anëtarë të një rrjeti që transportonte kokainë nga makina nga Gjermania për në Zvicër. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet falsifikim testesh covid-19 ndalohen tre mjeke falsifikim testesh covid-19 ndalohen tre mjeke

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 10:48

Zjarr në Spitallë, zona mbulohet nga tymi

DURRËS– Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të mbushur me barishte dhe shkurre në Spitallë të Durrësit. Fotot e mëposhtme tregojnë se vendi që ësht...