Bota

Dhomat e Specializuara: Kalimi i dosjes te trupi gjykues i çështjes së Gucatit dhe Haradinajt shtyhet në datën 16 korrik 

24 Qershor 2021, 11:38 Nga DOSJA
Dhomat e Specializuara: Kalimi i dosjes te trupi gjykues i çështjes

HAGË- Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vendosur që kalimi i dosjes te turpi gjykues, i çështjes së Hysni Gucatit dhe Nesim Haradinajt duhet të shtyhet deri në datën 16 korrik. Në një njoftim në faqen zyrtare, thuhet gjithashtu se seanca e caktuar për ditën e nesërme do te shtuhet për datën 14 kirrik në orën 15:00. 

“Pas vendimit të sotshëm të panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj ka ndryshuar datën e mëparshme për kalimin e dosjes së çështjes tek trupi gjykues, në 16 korrik 2021. Ai gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e korrigjuar deri më 5 korrik dhe Mbrojtjen që të dorëzojë dosjen paraprake (nëse dëshiron ta bëjë këtë) deri më 12 korrik. Gjithashtu, seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00”,thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Më 26 shtator të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni hysni gucati kosove ne hage nesim haradinaj hysni gucati kosove ne hage nesim haradinaj

Sondazh

Poll