Bota

Sulmi në Manastir, detaje të reja mbi ngjarjen që tronditi Greqinë, acidi ishte blerë online, prifti më parë ishte kapur

24 Qershor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Sulmi në Manastir, detaje të reja mbi ngjarjen që tronditi

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga sulmi i djeshëm në Manastirin e Petrakiut në Greqi. Protothema shkruan se prifti Theofylaktos Kombos, i cili sulmoi me acid 7 mitropolitanë, e kishte blerë atë në internet.

37-vjeçari bleu dy shishe vitriol në internet, të cilët ja hodhu ato në fytyrë 7 mitropolitëve të Kifissia, Glyfada, Dryinoupolis, Arta, Kassandreia, Zakynthos dhe Goumenissa. Mësohet se disa prej tyre kanë marrë dëmtime të shumta në fytyrë, dhe po kurohen në spital.

Vetë prifti para policisë u shpreh se e bëri këtë veprim nga indinjata, pasi po e pushonin nga puna.

Isha e mbingarkuar me zemërim. Unë kisha prova që nuk kisha faj. Ka kaq shumë që po ndodhin dhe megjithatë ata më ndëshkuan. Unë bëra gjithçka nga indinjata. Të tjerët bëjnë më keq dhe mbajnë veten. Pse po më pushojnë nga puna?,” tha ai para policisë .

Ndërkohë që avokati mbrojtës i priftit, Andreas Theodoropulos u shpreh se klienti i tij nuk është në gjendje të mirë, pasi kur bëri atë veprim ai nuk i kishte marrë ilaçet e tij. Avokati më tej ka ka thënë se prifti më herë ka tentuar që të vrasë vetën.

“Për shkak të gjendjes së tij të veçantë, e cila kërkon një ekspertizë psikiatrike, të cilën ne do të kërkojmë, ai ishte duke marrë një numër ilaçesh, të cilat nuk i kishte me vete natën e kaluar, dhe për këtë unë kërkova që të dërgohet në spital pasi ai ka qenë të plagosur”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Greqi. Prifti në atë kohë po gjykohej në Manastir, pasi ishte kapur me lëndë narkotike.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni prifti sulmon me acid ne greqi theofylaktos kombos prifti sulmon me acid ne greqi theofylaktos kombos

Sondazh

Poll