Bota

Haradinaj kërkesë Kurtit: Duhet të bëhet demarkacioni me Malin e Zi

24 Qershor 2021, 11:06 Nga DOSJA
Haradinaj kërkesë Kurtit: Duhet të bëhet demarkacioni me

KOSOVË- Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i ka propozuar qeverisë Kurti që të fillojë demarkacionin me Malin e Zi. Haradinaj ka thënë se Kurti duhet që të formojë sa më parë komisionin për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, pasi ende nuk janë vendosur gurët e ndarjes së dy shteteve.

“I porpozoj qeverisë së re, ndoshta nga mospërvoja…Së pari qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë, ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si alencë, qoftë me ekpertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën. Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi…Komisioni duhet të krijohet…Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatu të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, tha Haradinaj.

Haradinaj më tej u shpreh se nëse Mali i Zi nuk është i gatshëm për të bërë demarkacionin, çështja duhet që të kalojë në Arbitrazh.  

“Nuk duhet krujuar tensione të panevojshme por të shkohet në Arbitrazh”, përfundoi ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti demarkacioni me malin e zi ramush haradinaj albin kurti demarkacioni me malin e zi ramush haradinaj

Sondazh

Poll