Bota

“Mashtrues, ordinerë”/ Zemaj përplaset me Vitian në Kuvend, Ministri ia kthen: Po mundoheni të manipuloni

24 Qershor 2021, 11:22 Nga DOSJA
“Mashtrues, ordinerë”/ Zemaj përplaset me Vitian në

KOSOVË- Ish-Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është përpasur me pasardhësin e tij nga qeveria Kurti Arben Vitia. Zemaj në Kuvend e ka quajtur Vitian si mashtrues dhe ordinerë, teksa ka folur për angazhimin e infermierëve gjatë pandemisë.

‘’Më vjen keq për fjalorin e tij tipik mashtrues, edhe atë ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacionalë është bërë në bazë të ligjit anti-covid. Nëse kryeministri gjeni del e deklaron ligjërisht se pandemia ka përfundu në Kosovë, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim të tillë’’, tha Zemaj.

Nga ana tjetër, Vitia i është përgjigjur Zemajt, duke thënë se ky i fundit po mundohet që t’i manipulojë infermierët, të cilët kanë shërbyer gjatë pandemisë.

‘’Në mënyrën se si e bëni ju është për të ardhur keq. Ju si ministër e dini si ka qenë kontrata e tyre. Është për të ardhur keq si mundoheni t’i manipuloni këta infermierë që kanë shërbyer në mënyrën më të mirë gjatë pandemisë’’, tha Vitia.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arben vitia armend zemaj arben vitia armend zemaj

Sondazh

Poll