Bota

PAMJE NGA VENDNGJARJA / Tragjike në Gjilan, makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, vdes një vajzë

24 Qershor 2021, 11:00 Nga DOSJA
PAMJE NGA VENDNGJARJA / Tragjike në Gjilan, makina del nga rruga dhe bie

KOSOVË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjilan të Kosovës, ku raportohet se një automjet në të cilin po udhëtonin 4 persona ka rënë në një kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet ende me dije.

Rasti është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetaksident e një veture ku ishin katër persona. Si pasojë e vetaksidentit disa persona me lëndime të rënda janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë zyrtari i policisë.

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll