Bota

VIDEO/ Po jepte lajmet live, spikeri ndërpret edicionin dhe thotë që nuk kanë marrë rrogat

24 Qershor 2021, 09:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Po jepte lajmet live, spikeri ndërpret edicionin dhe thotë

ZAMBIA– Në internet është publikuar një video në të cilën një prezantues i lajmeve në Zambi e ndërpret leximin e lajmeve dhe shprehet se ai dhe kolegët e tij nuk kanë marrë pagat që i takojnë.

Prezantuesi Kabinda Kalimina shkaktoi habi gjatë programit të lajmeve në televizionin KBN TV të shtunën në mbrëmje, kur tha se stafi nuk i ka marrë pagat dhe këmbënguli se punëtorët duhet të paguhen.

Sipas DailyMail, ai e nisi programin si zakonisht, duke i lexuar titujt kryesorë të lajmeve, kur papritmas u ndal dhe filloi të ankohej në transmetim të drejtpërdrejtë.

Larg nga lajmet, zonja dhe zotërinj, ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Fatkeqësisht, ne në KBN nuk jemi paguar. Sharoni dhe askush tjetër nuk janë paguar, përfshirë dhe mua. Ne duhet të paguhemi.”-tha ai.

Regjia e ndërpreu transmetimin menjëherë dhe drejtuesit e televizionit dënuan veprimin e gazetarit duke e konsideruar veprimin e tij si të gabuar dhe u shprehën se ai kishte qenë i dehur në momentin e transmetimit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kabinda kalimina kabinda kalimina

Sondazh

Poll