Bota

Mbahet samiti i BE-së, në qendër të vëmendjes janë Turqia, Rusia dhe ligji për LGBTQ+ në Hungari, pritet të vendoset ta

24 Qershor 2021, 09:12 Nga DOSJA
Mbahet samiti i BE-së, në qendër të vëmendjes janë

BRUKSEL- Këshilli Evropian do të mbajë ditën e sotme samitin dy ditor me vendet e Bashkimit Evropian në Bruksel. Samiti nis ditën e sotme dhe në të pritet që të diskutohet për një strategji të re për raportet me Rusinë si dhe Turqinë. Në këtë samit gjithashtu pritet që të diskutohet për një strategji për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve, por edhe për ligjin që ka miratuar Hungaria së fundmi, i cili ndalon përdorimin e literatuës që përmend LGBTQ+ në lëndët shkollore.

Në samit pritet që të vendoset nëse BE-ja do të kërkojë mbajtjen e një takimi e Presidentin rus Vladimir Putin, në mënyrë që të përmirësohen marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bllokut. Ky takim për propozuar nga Franca dhe Gjermania, pas takimit që pati Presidenti amerikan Joe Biden dhe Putin në Gjenevë. Ndërkohë që disa diplomatë në BE kanë deklaruar se fillimisht duhet që të ketë një përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë, dhe më pas të merret vendimi për mbajtjen e një samiti.

BE-ja ka mosmarrëveshje me Rusinë për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut, konflikti që ka me Ukrainën, mbështetjen që Rusia i ka dhënë Bjellorusisë, si dhe për burgosjen e liderit opozitar rus Alexei Navalny. Ndërkohë që me Turqinë, BE-ja ka mosmarrëveshje në lidhje me konfliktim me Greqinë, si dhe për armatimet që Turqia ka blerë nga Moska.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota këshilli evropian samiti i be këshilli evropian samiti i be

Sondazh

Poll