Aktualitet

Dhuna në protestë, Lleshaj: Politika të distancohet nga dhuna, të dëgjohet zëri i SHBA

16 Shkurt 2019, 12:08 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, Lleshaj: Politika të distancohet nga dhuna,

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas akteve të dhunës në protestën e opozitës. Në një reagim në mediat sociale, Lleshaj iu bëri thirrje drejtuesve politikë që të distancohen nga ajo që ndodhi sot në protestë dhe të dëgjojnë zërin e miqve të mëdhenj të Shqipërisë, duke nënkuptuar deklaratën e ambasadës së SHBA-së, që disa ditë më parë bënë thirrje për distancim nga aktet e dhunës.

“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, shkruan Lleshaj.

Ndërkohë që në një reagim të dytë, Lleshaj tha se sot policia është ndryshe nga koha e Saliut, kur armët luftarake përdoreshin për qytetarët.

“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot.”-tha Lleshaj.

Protesta e opozitës sot u përfshi nga akte dhune, pasi një grup protestuesish çanë kordonin e Policisë dhe dhunuan godinën e Kryeministrisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 shkurt 2019 dhune ne proteste protesta e opozites sander lleshaj 16 shkurt 2019 dhune ne proteste protesta e opozites sander lleshaj

Sondazh

Poll