Aktualitet

“Jetët njerëzore janë të çmuara”, zv.ministri i Brendshëm: Nëse opozita kërkon kaos, nuk do ta ketë

16 Shkurt 2019, 13:32 Nga DOSJA

TIRANË- Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari hodhi poshtë pretendimet e opozitës se policia ka provokuar. Në Ora News, ai tha se policia ka detyrimin që të ndalojë në protestë persona të armatosur.

Duhet të jemi të vetëpërmbajtur. Qytetarët në protestë ose jo, edhe familjarët të bëjnë thirrje për vetëpërmbajte. Bëjmë thirrje që mos kalojnë atë që parashikon ligji.

Këto vepra nuk janë të një qytetari protestues të lirë. Janë të lirë, por jo të mbajnë armë me vete. Policia është e detyruar të parandalojë pjesëmarrje në protestë të personave me armë. Jetët njerëzore janë më të çmuara. Nëse opozita kërkon një kaos, nuk do ta ketë. Policia di si sillet konform ligjit. Autorët do të mbajnë përgjegjësi penale”, u shpreh Llamallari.

Sipas zv.ministrit protesta e opozitës do të përfundojë shumë shpejt./OraNews

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll