Aktualitet

Protesta/ LSI: Policia provokoi qytetarët, po bëjmë të pamundurën t’i mbajmë nën kontroll

16 Shkurt 2019, 13:08 Nga DOSJA
Protesta/ LSI: Policia provokoi qytetarët, po bëjmë të

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim me anë të një deklarate zyrtare nga selia e partisë ka pretenduar se qeveria ka provokuar qytetaret në protestë.

Sipas partisë opozitare,  Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kane përdorur Lënde Helmuese Luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar dëme shumë të rënda në rrugët e frymëmarrjes të qytetarëve.

Më tej, LSI shkruan se do të bëjnë të pamundurën që të mbajnë protestuesit nën kontroll.

“Ju sigurojmë se LSI dhe Opozita po përpiqet të bëjë të pamundurën për ti mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll, pavarësisht se provokimet e strukturave qeveritare të nisura prej disa ditësh tashme, vazhdojnë  ende të cënojne të drejtën e qytetareve për të protestuar për një ndryshim pozitiv.”

Deklarata e plotë e Lëvizjes Socialiste për Integrim:

Me shqetësim të madh ndajmë me ju sjelljen e patolerueshme dhe antidemokratike të qeverisë shqiptare gjatë protestës së sotme të qytetarëve.

 Opozita ka komunikuar zyrtarisht me Ministrinë e Brendshme për të gjitha elementet e organizimit të protestës.

 Megjithatë, qeveria provokoi qytetaret në protestë duke larguar kordonin e Policisë që ndante Kryeministrinë me protestuesit.

 Policia e Shtetit nuk ka komunikuar në asnjë moment apo për asnjë çështje me organizatoret e protestës, duke vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin.

Gjithashtu, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kane përdorur Lënde Helmuese Luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar dëme shumë të rënda në rrugët e frymëmarrjes të qytetarëve dhe ka përkeqësuar shëndetin e qytetarëve me probleme kardiake.

 Kjo sjellje provokative e Policisë se Shtetit dhe e Gardës së Republikës ka qenë në kundërshtim me dëshirën e opozitës për një protestë paqësore dhe theksojmë se kjo proteste ka nisur paqësore dhe vazhdon të jetë e tillë në sytë e qytetarëve.

 Veprimet e qeverise provuan edhe një herë rrugën anti demokratike të qeverisë dhe te Kryeministrit Edi Rama.

 Ju sigurojmë se LSI dhe Opozita po përpiqet të bëjë të pamundurën për ti mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll, pavarësisht se provokimet e strukturave qeveritare të nisura prej disa ditësh tashme, vazhdojnë  ende të cënojne të drejtën e qytetareve për të protestuar për një ndryshim pozitiv.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet garda lsi monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt protestuesit perplasen me policine garda lsi monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt protestuesit perplasen me policine

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2019, 12:18

VIDEO/ Pamjet me dron të protestës së opozitës

Dosja.al ka mundur që të sigurojnë një video me dron të protestës së opozitës, e cila po zhvillohet në sheshin para Kryeminsitrisë.Video është bërë pak minuta p...