Aktualitet

Protesta e opozitës/ Edmond Panariti: Përdorimi i gazit lotsjellës, i jashtëligjshëm

16 Shkurt 2019, 14:59 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Edmond Panariti: Përdorimi i gazit

Deputeti i LSI, Edmond Panariti reagon me anë të një statusi në Facebook për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së sotme kundër protestuesve. Në postim ai shkruan:

A është i ligjshem dhe i moralshem perdorimi i gazit helmues lotsjelles në protesten qytetare ?

Perdorimi i gazit lotsjelles është i ndaluar për tu perdorur në operacione ushtarake, sipas konventes për ndalimin e përdorimit të armeve kimike të vitit 1993. Shqiperia e ka firmosur këtë konvente krahas 190 vendeve të tjera.

Perdorimi në mënyrë të kufizuar i ketij gazi, për të neutralizuar persona te dhunshem është i parashikuar, por vetem nen kontroll procedurial rigoroz dhe te orientuar eksluzivisht ndaj individit dhe individeve të dhunshem. Madje edhe në të tilla raste duke qenë se rrymat e ajrit mund ta perhapin me lehtesi këtë gaz, zakonisht për neutralizimin e individeve të dhunshem perdoret gaz “spray” me rreze të kufizuar.

Kurresesi ky gaz neuroparalitik nuk mund të perdoret ndaj turmes sic ishte rasti i sotem! Kjo është e paligjshme! Qytetarë paqesore, gazetare, kameramane perjetuan të vjella, turbullim të pamjes, bllokim te frymemarrjes, kolle, teshtima, pengesa në gelltitje, verbim të perkoheshem dhimbje… Ishte vertet dramatike.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet #perdorimi i gazit lotsjelles #reagimi i edmond panaritit protesta ne tirane #perdorimi i gazit lotsjelles #reagimi i edmond panaritit protesta ne tirane

Sondazh

Poll