Aktualitet

Protesta/ Ndërkombëtarët mesazh të prerë opozitës: Dhuna e papranueshme, nxitësit do mbajnë përgjegjësi

16 Shkurt 2019, 12:20 Nga DOSJA
Protesta/ Ndërkombëtarët mesazh të prerë opozitës:

TIRANË- Ndërkohë që protesta e opozitës para kryeministrisë po vazhdon, ndërkombëtarët kanë dënuar aktet e dhunës dhe kanë bërë me dije se nxitësit dhe autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka dënuar dhunën dhe shkatërrimin. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se e mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

“Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive,”-shkruhet në reagimin e ambasadës.

Postimi i Ambasadë Amerikane:

Po kështu për këtë situatë ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Delegacioni i BE-së ka dënuar dhunën në protestë pasi nuk janë të pranueshme. 

“Ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën”,  deklaron ambasadori i BE-së në vendin tonë.

Postimi i Delegacionit të BE-së:

Thirrjeve për protestë paqësore i është bashkuar edhe Ambasada Britanike në Shqipëri.

Ne mbështesin ata që bëjnë thirrje për protesta paqësore. Është koha për të zbatuar ligjin.”

Postimi i Ambasadës Britanike:

Ndërsa OSBE shkruan se përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore dhe se nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. 

Postimi i OSBE:

K.M/J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ne shqiperi ambasada britanike delegacioni i be osbe protesta e opozites 16 shkurt ambasada amerikane ne shqiperi ambasada britanike delegacioni i be osbe protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2019, 12:18

VIDEO/ Pamjet me dron të protestës së opozitës

Dosja.al ka mundur që të sigurojnë një video me dron të protestës së opozitës, e cila po zhvillohet në sheshin para Kryeminsitrisë.Video është bërë pak minuta p...