Aktualitet

Basha mbyll protestën: Të enjten takohemi para parlamentit

16 Shkurt 2019, 15:08 Nga DOSJA
Basha mbyll protestën: Të enjten takohemi para parlamentit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës së opozitës.

Basha tha para qytetarëve se opozita nuk do të tërhiqet dhe se protesta do të zhvillohet sërish të enjten në orën 10:00 para parlamentit.

“Nuk pranojmë më asnjë pikë, pa një qeveri të qytetarëve.Në emër të opozitës ju falënderoj të gjithëve. Ne nuk do të tërhiqemi do të vazhdojmë protestën tonë. Protestat do të vazhdojmë deri në rrëzimin e narkotrafikantit. Ju ftoj të enjten në protestën e radhës tek parlamenti”-tha Basha.

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorëte Kombit. (Lexo ketu)

Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje që prej nisjes. Protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

Ndërkohë që është bërë identifikimi i personave që sulmuan kryeministrin dhe pritet të nisë procedimi penal i tyre.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna e opozites lulzim basha protesta e opozites 16 shkurt dhuna e opozites lulzim basha protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll