Politike

Zgjedhjet lokale në ‘Venecia’, Voltana Ademi: Kam bindjen që Gjykata Kushtetuese do të japë drejtësi. Avokati: Qeveria

23 Qershor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në ‘Venecia’, Voltana Ademi: Kam bindjen

TIRANË- Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi gjykimin për padinë e saj kundrejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ajo u shpreh se Gjykata Kushtetuese do të vendoste drejtësi, ndërsaa avokati Jordan Daci u shpreh optimist për një vendim në favor të tyre. 

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIA: 

Voltana Ademi: Faleminderit që na keni ndjekur. Falenderoj GJK për përkushtimin e një çështje që e ka paraqitur Shoqata e Bashkive. Jam krenare që Shoqata e Bashkive ka qenë iniciuese e kësaj kërkese. Është arritje e madhe. Drejtësia duhet që të vendoset. GJK të vijojë me një vendimmarrje që do t’i shërbejë demokracisë dhe pluralizimit në drejtësi. U shkelmuan në vitin 2019. Dua të shpresoj që do kemi vendim që të japë drejtësi. Institucionet duhet që të respektojnë ligjin dhe detyrimet kushtetuese.

Përfaqësuesja e qeverisë tha se në sallë nuk ndodhej përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive?

Voltana Ademi: Jam kryetarja e Shoqatës së Bashkive. Mendoj se e dëshmoi edhe procesi.

Daci: Lajmi i mirë është që GJK funksionion. Gjykimi u zhvillua për pjesën kryesore. Është në të drejtën e GJK që t’i drejtohet Venecias. Nuk do të ketë devijim. Besoj që edhe debati që e ndoqët tregojnë sa qesharak ngjajnë institucionet tona. Ca përgjigje që ju i dëgjuat. Tallen me të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë. Merita e shoqatës është që GJK të thotë fjalën e fundit.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet e “30 qershorit”! Gjykata Kushtetuese pezullon GJYKIMIN, i drejtohet ‘Venecias’ për opinion. Palët kanë të drejtë për vetëm nga 1 pyetje

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jordan daci kushtetuesja per zgjedhjet lokale voltana ademi zgjedhjet lokale të 30 qershorit jordan daci kushtetuesja per zgjedhjet lokale voltana ademi zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2021, 18:08

SHKODËR– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci tha sot nga Shkodra se Shqipëria do të mbikqyret nga dronë super inteligjentë.Në ceremoninë e inagurimit t...