Aktualitet

Falsifikim i dokumentave shëndetësore, KOKAINË dhe drejtim mjeti pa patentë! Arrestohen 4 persona në Tiranë, një prej tyr

23 Qershor 2021, 13:30 Nga DOSJA
Falsifikim i dokumentave shëndetësore, KOKAINË dhe drejtim mjeti

TIRANË– Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, është arrestuar një 41-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumentave”. Ai u kap nga shërbimet e PKK Qafë-Thanë në tentativë për të dalë nga Shqipëria. Po ashtu është arrestuar një 25-vjeçar pasi u gjet me kokainë me vete. Ndërkohë po ashtu në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë pasi drejtonin mjetin pa leje përkatëse.

NJOFTIMI:

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në kuadër të operacionit të koduar “Tamponi”, u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit E. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumentave”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e PKK Qafë-Thanë në tentativë për të dalë nga territori i Rrepublikës së Shqipërisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasit E. P, 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : H. D., 41 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane arrestim ne tirane

Sondazh

Poll